
Në Prime-n e së shtunës banorja e parë e parë e eleminuar ishte Ola. Mëse e pritshme, duke qenë se ‘nuk peshkoi’ dot asnjë djalë aty brenda, Ola la përfundimisht shtëpinë e Big Brother dhe besojmë se nuk do rikthehet më, se nuk bëri ndonjë lojë kush e di çfarë.
Por më vonë ndodhi edhe një eliminim i dytë dhe banorja që humbi mundësinë për të vazhduar lojën ishte Rizarta Hoxha. Edhe pse fjeti me Gjestin, nxorri gjithë sekretet familjare e më pas bëri si e përkushtuar ndaj Aldos, Rizarta ‘nuk qullosi gjë’.
Por ajo që po bën ‘xhiron e rrjetit’ është një video kur Rozana Radi dinte gjithçka. Ajo thotë nëpër shtëpi, para Prime-t se ‘e ndjen se do të ketë dy eliminime’. Që Ola do eliminohej ajo e kishte thënë qartë e pastër, por mesa duket dinte edhe për eliminimin e Rizartës, e cila u largua më pas. /Pamfleti
Lini një Përgjigje