TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Korrik 2023, 12:07

Paloma: Hajde merri vesh burrat!

Shkruar nga Pamfleti

Paloma: Hajde merri vesh burrat!

Mirëkuptimi mes dy bashkëshortëve është ‘sfida’ e çdo dite për të gjitha çiftet. Nëse funksionon, atëherë të dy partnerët janë me fat, nëse jo, do gjendet një pretekst për çdo gjë që mes çiftit të ketë mosmarrëveshje. Madje mjafton edhe ushqimi që mes burrit dhe gruas të nisë debati.

Paloma është shprehur se ndryshe nga ajo që preferon ushqimet e lehta në mbrëmje, partneri i saj ushqehet shumë rëndshëm. Ndaj i ndodh që kur gatuan, ai nuk e konsumon ushqimin e saj por porosit ushqime të rënda.

Kur ajo zgjedh të mos gatuajë, ai thotë se “s’paska gjë për të ngrënë sot”. Situatë që e ka bërë Palomën të arrijë në konkluzionin se ‘burrat nuk kënaqen kurrë’.

Bieta: Paloma, ti e ke një debat? Për rrobat?

Paloma: Jo, jo, darkën. E kam një debat patjetër sepse ai kërkon të konsumojë gjëra të rënda në darkë, ndërsa unë dua gjërat e lehta. Fjala vjen, po e mbyll darkën me një supë, ai shkon dhe thotë “më hahet një sufllaqe”. Unë e gatuaj supën në të gjitha mënyrat e mia, mirë apo keq e gatuaj, dhe ai nuk e ha por shkon dhe ha sufllaqen.

Dhe pastaj thotë edhe “s’ke gatuar fare”, ndërkohë unë e marr mundimin dhe kjo më bën të them nuk do gatuaj më asnjëherë. Po fare, fare. Pra, kur gatuaj shkon dhe ha gjë tjetër, kur nuk gatuaj thotë “s’paska gjë për të ngrënë sot”. Hajde dhe merri vesh burrat.

paloma burrat

Lini një Përgjigje