TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Korrik 2023, 10:12

Nga papunësia, tek humbja e qenit, Roza Lati flet për momentet e vështira: Qaja në çdo cep të shtëpisë, isha në depresion

Shkruar nga Pamfleti

Nga papunësia, tek humbja e qenit, Roza Lati flet për momentet e

Roza Lati gjithmonë jep imazhin e një vajze moskokëçarëse, që qesh gjatë gjithë kohës. Por në intervistën që dha në emisionin“Natën me Aulonën” Lati ka treguar se si, për një sezon, iu bllokua mundësia për të punuar, vështirësitë financiare që kaloi dhe vendosmëria për të ecur përpara me optimizëm.

Ajo tregon se sa falënderuese është për nënën që e rriti dhe i qëndroi pranë në ditët e saj më të vështira.

Gjithashtu nuk la pa u ndalur edhe tek situatat e saj të vështira, duke treguar për publikun e gjerë që humbja e qenit të saj e ka prekur shumë pasi ai ishte i vetmi me të cilin Roza kalonte kohën më të madhe.

Roza Lati: E gjitha nisi në 2016 kur unë kalova fazën time të depresionit që erdhi si shkak i papunësisë, pasi m’u bllokua një sezon i tërë. Për ta kujtuar më mirë, ishte ajo periudha ku unë isha tek “Dance With Me”. Pasi mbaroi ajo, unë nuk po gjeja dot më vend pune, isha bllokuar.

Sapo kisha marrë një makinë me kredi, shtëpinë me qira, por kam një krenari që nuk më linte të kërkoja lek as tek mami im dhe askund tjetër.

Por ka qenë nëna ime që më ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës, më ka paguar çdo gjë, vetëm që të ndihem unë mirë.

Pastaj fillova të kem probleme me ankthin me rrahjet e shpeshta të zemrës. Qaja shumë. Çdo ditë kam qarë në çdo cep të shtëpisë, ulesha në tokë dhe vetëm qaja, mora shumë goditje.

Sa i përket psikologut, unë kurrë nuk kam shkuar pasi terapia ime është natyra, qentë e mi dhe pemët, meditimi.

Gazetarja: Më thuaj momentin tënd më të vështirë

Roza Lati: Momenti më i vështirë në jetën time kanë qenë disa, por edhe humbja e qenushit tim ka qenë shumë e vështirë. E di se shumë mendojnë se “he se një qen është” por jo me të vërtet e kam përjetuar shumë keq sepse atë e kisha vëlla, motër, mama, baba sepse rrija shumë vetëm sepse mami kishte angazhime. Por tani jam më e qetë dhe optimiste.

Gazetarja: Përflitet se do të jesh pjesë e “Big Brother”?

Roza: Jo, nuk kam marr asnjë telefonatë. E kam marr në edicionin e parë, por nuk e pranova.

roza lati depresion

Lini një Përgjigje