TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Korrik 2023, 10:00

Johnny Depp e tepron me drogën, gjendet pa ndjenja në dhomën e hotelit

Shkruar nga Pamfleti

Johnny Depp e tepron me drogën, gjendet pa ndjenja në dhomën e

Grupi i famshëm muzikor ‘Hollywood Vampires’ së fundmi është detyruar që të anulojë shfaqjen e tyre në Budapest për shkak të Johnny Depp.

Gazeta hungareze Blikk ka informuar se aktori i famshëm u gjet pa ndjenja në dhomën e tij të hotelit.

“Gjithçka që kemi dëgjuar është se Depp ishte aq  keq sa nuk mundi të dilte as nga hoteli. Dëgjuam gjithashtu se ata thirrën një mjek për të parë nëse ai kishte diçka më të keqe”, ka thënë një burim për Blikk.

U mësua se gjendja shëndetësore e aktorit u përkeqësua pasi ai kishte abuzuar me substancat narkotike.

Ndërkohë kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që aktori ka pasur probleme me alkoolin dhe drogën pasi një gjë e tillë u bë e ditur edhe në gjyqin kundër bashkëshortes së tij, Amber Heard.

Pasi Johnny Depp fitoi gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij, ai ka vendosur që t’i përkushtohet muzikës. Tashmë ai është anëtar i grupit muzikorë ‘Hollywood Vampires’, së bashku me këngëtaren Alice Cooper, kitaristin Joe Perry dhe Tommy Henriksen.

johnny depp droge pa ndjenja

Lini një Përgjigje