TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Korrik 2023, 11:04

Mbesa zbulon talentin e gjyshit, njihuni me modelin 91-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Qëndrimi është ai që e karakterizon Andres Garcia-Carro-n. 91-vjeçari ka hyrë fuqishëm në skenën evropiane të modës duke u bërë një emër i rëndësishëm me paraqitjet e tij në ekran.

Ai është bërë një nga figurat e brendeve të njohura të modës dhe është një nga modelët më të vjetër që punon në Evropë.

Dy vjet më parë, Garcia-Carro bënte një jetë të qetë si pensionist, në një shtëpi fshati. Kjo para se pandemia të ndodhte dhe potenciali i tij prej modeli të ‘zbulohej’ nga mbesa e tij.

Andres është paraqitur në “Vogue”, “GQ” dhe “Esquire” dhe ka punuar me marka të modës si “Zara” dhe “Carolina Herrera”.

Përpos kësaj Garcia-Carro ka fituar punë në ekran duke u përfshirë në filma, video muzikore, madje edhe versionin spanjoll të shfaqjes së gatimit “Master Chef”.

I ashtuquajturi ‘mbreti spanjoll’, është shprehur se është i penduar që nuk e filloi karrierën e tij si model para njëzet vjetësh.

Mbesa zbulon talentin e gjyshit, njihuni me modelin 91-vjeçar Mbesa zbulon talentin e gjyshit, njihuni me modelin 91-vjeçar

gjyshi model

Lini një Përgjigje