
Ndryshe nga konkurentët e tjerë që janë larguar nga shtëpia, sot në Big Brother Fun Club, Olta Gixhari nuk ishte prezente në studio. Ajo ka folur për herë të parë pas largimit të saj nga shtëpia e “Big Brother VIP2” për mikrofonin e “Fan Club”, dhe pohon për Megi Pojanin se pas shumë vitesh, kur t’i flasë djalit për eksperiencën e saj në këtë reality show, do ti thotë:
“Kur ti erdhe në jetë, mamit i ndryshoi jeta totalisht, la karrierën, la Shqipërinë dhe shkoi në Spanjë për të jetuar. Edhe këtë e lashë për të, më dogji malli. Do lë çdo gjë për ty”.
E pyetur nëse është penduar se është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo tha se do ta ribënte sërish. Por Olta shtoi se kjo është hera e parë dhe e fundit që largohet kaq shumë nga familja e saj.
Një nga pyetjet që Megi i bëri ishte nëse do t’i kalonte pushimet në Valencia me Luizin dhe Kiarën.
Olta tha se i kishte ftuar në Ibiza çiftin: “Pse mos t’i kaloja pushimet me to?! Por duhet të pyes dhe bashkëshortin”.
Në këtë moment, Megi ka pyetur Dorin, bashkëshortin e Oltës, zëri i të cilit dëgjohej në sfond.
“Pse t’i kaloj me ta, unë nuk i kam shokë,” tha ai.
Në këtë moment Olta qeshi dhe tha: “Pse mos t’i presim mysafirë o Dori”.
Lini një Përgjigje