
Nga katër banorët e rikthyer në BB vetëm njëri mund të shkojë në finale dhe nëse arrin që të fitojë, do të marrë vetëm 50 mijë euro dhe jo 100 mijë euro siç është çmimi i madh.
Ndërkohë Luiz Ejlli ka nisur menjëherë ngacmimet ndaj ish-banorëve, sidomos ndaj Bledit, i cili doli vetë nga BB VIP me arsyen se nuk dëshiron të ndajë çiftin Kiara-Luiz.
Ishte Olta Gixhari, ajo që nxori në nominim Kiarën, Luizin dhe Bledin dhe ky i fundit u largua me dëshirë, duke i bërë kështu një ‘dhuratë’ çiftit. Por a do ta bënte sërish një gjest të tillë gazetari i njohur?
Këtë pyetje ia bëri këngëtari i njohur dhe Bledi u përgjigj se ‘jo’ dhe shkak është sjellja e moderatores kundrejt tij.
Luizi: Dole në nominim me mua dhe Kiarën dhe u çove në këmbë e the ‘unë kërkoj të iki se nuk më duket normale me nda lumturinë, dashurinë’ dhe u largove. Ri vjen. E zëmë se del në nominim me mua me Kiarën
Bledi: Nuk ka më dhurata
Luizi: Po pyes
Bledi: Ajo nuk më ka thënë faleminderit akoma
Luizi: Sinqerisht po të pyes. Kiara? Unë të kam thënë, unë të jam mirënjohës për gjestin, për respektin.
Kiara: Po ec o Bledi se ke burra për t’u marrë, merru me burra mos u merr me femra
Luizi: Po ta bëj këtë pyetje tani që të mos thuash ishte duke e menduar
Bledi: Po dhuratën ta bëra ty jo ndonjë burri, e ai burri tha faleminderit, ti nuk the
Kiara: Pse erdhe prapë?
Luizi: A t’ia marr përgjigjen
Bledi: Nuk bëj më dhurata
Kiara: U pendove?
Bledi: Patjetër, kur nuk marr mirënjohje
Kiara: Nuk kam pse të them faleminderit nëse pendohesh
Lini një Përgjigje