TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Prill 2023, 11:04

Publikohet video e Oltës duke takuar familjarët, përqafimi me motrën ishte i pari

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet video e Oltës duke takuar familjarët, përqafimi me

Olta Gixhari u largua mbrëmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri me dëshirën e saj.

Siç ka rrëfyer aktorja, kjo javë nuk ka qenë e lehtë për të, pasi është tej mbushur nga malli për të birin dhe zgjidhja e vetme për të qenë e qetë ishte të qëndronte pranë djalit të saj.

Banorja u shpreh se e ka fituar Big Brotherin e saj, por emocionet më të mëdha se finalja, asaj do ia dhuronte i biri, Amari.

Megjithëse Gixharit iu lutën banorët të qëndrojë edhe një muaj tjetër, ajo nuk u lëkund nga vendimi për të lënë këtë eksperiencë. Aktorja e njohur është kthyer në shtëpinë e saj, ku e kanë pritur me shumë dashuri familjarët e saj. Madje në rrjet po qarkullon një video ku Olta shfaqet duke u përqafuar me motrën e saj.

Pasi përqafoi Gertën, Olta shikon se familja e saj po ndiqte sërish “Big Brother VIP” dhe u thotë që ta heqin televizionin nga aty.

Mami i Oltës: Erdhën zemrat e mia u takuan tani në mes të natës, dy yjet e mamit

Olta: Akoma nuk e kam marrë telefonin në dorë. Të mori malli për mua?

Gerta: Jo

Olta: Big-un shihni akoma, pa hiqni pak Big-un

 

 

 

olta dhe gerta gixhari perqafimi

Lini një Përgjigje