TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Prill 2023, 21:58

“Me kë ta bëj luftën tani?”, Luizi përlotet nga largimi i Oltës

Shkruar nga Pamfleti

“Me kë ta bëj luftën tani?”, Luizi përlotet nga

Olta Gixhari doli mbrëmjen e sotme nga "Big Brother VIP". Malli për djalin e shtyu të merrte këtë vendim.

"Jam djegur nga malli për të dhe në këtë moment nuk ka finale në botë që të më bëjë të ndryshoj mendje", tha aktorja.

Ndonëse i biri e surprizoi në shtëpi, Olta u mërzit akoma më shumë sepse ai nuk e njohu dhe i qëndroi i distancuar.

Largimi i aktores i përloti të gjithë banorët por kryesisht Dean, Luizin dhe Kristin. Luizi i kërkoi te dera të mos ikte, ndërsa Olta i tha: Të dua fort.

Pasi Olta u largua, Luizi tha i përlotur: Me kë ta bëj luftën tani? Kur iku Kiara më iku njëri krah, tani s'ka...

“Me kë ta bëj luftën tani?”, Luizi përlotet nga

Lini një Përgjigje