
Debate të ashpra janë zhvilluar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, siç është ajo e ‘Big Brother Vip 3’.
Julian Deda dhe Roza Lati janë ‘përplasur’ me njëri-tjetrin. Roza ka theksuar se Juli i ndërpreu mendimin për Eglën dhe ndërtkohë vijoi të flasë vetë më vonë për të, ndërsa i ka theksuar se nuk mund t‘a bëjë për budallaqe
Roza: Unë e kam treguar strategjinë time të lojës në shtëpi. Juli ma lidh gjënë me këshillën që më dha Rikja, Unë i them Julit miqësisht më dha këtë këshillë. I them Julit duhet me i rënë të gjithëve, por ditët në vazhdim nuk e kam bërë këtë gjë. Unë i xhiroj që të gjithë po të dua. Me Julin situata ishte organike, Juli më ndërpreu mendimin për Eglën, nuk dua ta komentoj. Çohem e gjej duke folur për Eglën. Të nesërmen po e njëjta gjë. Kur i kërkova mendim Julit për situatën e Eglës, nuk dua ta komentoj tha. Me Eglën Heidin dhe Romeon, ka nerva ta zgjasë debatin. Aty e vura në pozitë thash ke nerva veç me Heidin dhe Eglën. U kap me fjalë që ti Rozë do ti biesh Eglës. Mua nuk më bën dot për budallaqe. Të më bësh mua lojëra dhe t’i japësh rëndësi vet, unë them janë lojëra.
Juli: Roza po më bën atë që vetë më ka thënë. Nuk e kam problem. Unë jam akuzuar se nuk e lë të japë mendimin e saj, që e kam bllokuar të thotë atë që do. I kam thënë disa herë sa rri e komenton Eglën cepave, shko komentoje dhe thuaja atje përballë. Roza po ia bën vetë vetes se i lë të tjerët të ndërhyjnë. Të lutem më lër të mbaroj, nëse ke frikë nga komentet e mija… Atë që po më akuzon mua po e bën vetë, ose ka frikë nga argumentet e mija. Mos ndërhy, Roza po bën një lojë duke u kthyer kundër njeriut me të cilin kam ndarë shumë mendime, unë nuk e kam bllokuar asnjëherë, i kam thënë unë nuk dua ta komentoj, ti vazhdo por unë nuk kam dashur ta komentoj.
Lini një Përgjigje