TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Maj 2024, 20:14

Heidi dhe Romeo përballen "kokë më kokë", kush do jetë finalisti i parë i “Big Brother Vip 3”?

Shkruar nga Pamfleti

Heidi dhe Romeo përballen "kokë më kokë", kush do

Kanë ngelur vetëm 3 javë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip”, dhe “lufta” për të qëndruar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri deri më 25 maj mes banorëve është ashpërsuar.

Miqësia që dukej se po i rezistonte lojës, mes Julit, Erjolës dhe Rozës është “thyer”. A janë ata tashmë “armiq”?

“Ethet” i kanë kapur të gjithë, teksa çdo situatë prek banorët. Ashtu ndodhi dhe mes Gracianos, Heidit dhe Romeo, ku të qeshurat shkaktuan furtunë. Kush mes tyre e teproi?

Por përveç debateve, gjatë spektaklit të sotëm, priten edhe shumë emocione, teksa Romeo do të bëjë një rrëfim rrënqethës dhe Heidi do të mund të takojë pas shumë kohësh nënën e saj.

Zbulohet sonte kush nga çifti Romeo-Heidi do të jetë finalisti i parë i sezonit të tretë të “Big Brother Vip 3”.

Gjithashtu të gjitha diskutimet për zgjedhjen e Eglës dhe shumë të pathëna do diskutohen sot.

heidi romeo bbv3

Lini një Përgjigje