TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Maj 2024, 21:17

Eurovision paralajmëron: Nuk do të lejohen flamuj palestinezë apo mesazhe politike në Malmo!

Shkruar nga Pamfleti

Eurovision paralajmëron: Nuk do të lejohen flamuj palestinezë apo

Organizatorët e Eurovision kanë njoftuar se nuk do të lejojnë praninë e flamujve palestinezë në arenën “Malmo”, ku do të mbahet Festivali i Këngës së Eurovision për vitin 2024.

Sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT, kushdo që do të përpiqet që të sjellë një flamur palestinez ose një tabelë me një mesazh politik, do të ndalohet në hyrje të sallës nga rojet e vendosura.

Më tej, ato shprehen se rezervojnë të drejtën për të hequr flamujt palestinezë dhe simbolet pro-palestineze gjatë shfaqjeve gjysmëfinale dhe finale të konkursit javën e ardhshme në Suedi.

Ky njoftim vjen pas tensioneve në rritje rreth pjesëmarrjes së Izraelit në garën muzikore.

Grupet pro-palestineze pritet të organizojnë protesta të mëdha në Malmo për të rritur ndërgjegjësimin për luftën në Gaza.

EBU me bazë në Gjenevë rezervon të drejtën “të heqë çdo flamur apo simbol tjetër, veshje, objekte dhe banderola”, thuhet në deklaratën për Associated Press.

Martin Osterdahl, mbikëqyrës ekzekutiv i konkursit, tha për TT se “këto rregulla janë të njëjta si vitin e kaluar dh se nuk ka asnjë ndryshim”.

Konkursi, i cili tërheq qindra miliona shikues çdo vit, zhvillohet këtë vit nga 7 deri më 11 maj në Malmo pas fitores së vitit të kaluar nga Loreen me këngën “Tattoo”.

Lini një Përgjigje