TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Korrik 2023, 20:09

Nga Ndriçim Xhepa, te Luizi dhe Sara Hoxha; aktorët e "Në kuadër të dashurisë" rrëfejnë ndjesitë e para

Shkruar nga Pamfleti

Nga Ndriçim Xhepa, te Luizi dhe Sara Hoxha; aktorët e "Në

Në një intervistë të dhënë së fundmi, yjet e “Në kuadër të dashurisë“, kanë zbuluar disa të pathëna rreth rolit të tyre në filmin që bën bujën e momentit, por jo vetëm. Ndërkohë ata kanë shprehur dhe të gjitha ndjesitë e tyre se si ka qenë kjo eksperiencë për ta.

“Top Channel hyri në një film të gjatë kinemaje siç është komedia që pritet ta ketë premierën së shpejti. Do të doja që të kishte përsëri një vazhdimësi të filmit artistik direkt të ekranit të madh të kinemasë, por edhe të stacionit vetë të serialeve. Do t’ia uroja këtë me gjithë zemër TCH. Dhe që do të kisha dëshirë prapë të kisha një personazh, një karakter të ri me tv Top Channel”, shprehet Ndriçim Xhepa.

Ndërsa protagonisti Luiz Ejlli ka rrëfyer emocionet e tij të para dhe shprehet se ishte diçka e jashtëzakonshme të interpretonte pranë aktorit të madh Ndriçim Xhepa.

“Eksperiencën time e parë mund ta them vetëm me dy fjalë; momenti kur jam veshur për herë të parë për skenën e parë, dhe jam ulur në tavolinë dhe kisha skenarin para, kisha emocione. Por më besoni, kur kam parë që ka hyrë i madhi Ndriçim Xhepa dhe më është ulur përballë, dhe skenën e parë, dialogun e parë e kam pasur pikërisht me Ndriçimin, ishte emocion i jashtëzakonshëm. E kam thënë që është ikona e kinematografisë shqiptare dhe të ulem unë përballë dhe të interpretoj me të, është diçka e jashtëzakonshme. Ndriçimi ka qenë pika ime më e fortë dhe referuese dhe për këtë jam mirënjohës gjithë jetën”, tha Luiz Ejlli.

Ndërsa Sara Hoxha shprehet se ëndrra e saj për t’u bërë aktore u realizua.

“Unë kur kam qenë e vogël e kam pasur ëndërr të bëhem aktore. Nuk e kisha menduar kurrë që unë të bëhesha aktore ndonjëherë në Shqipëri. Gjithmonë ëndërroja Hollywood-in. Kam kërkuar shpesh herë shkolla aktrimi në Los Angelos. Nuk u realizua kurrë si gjë. Me pak fjalë më është plotësuar një ëndërr”, tha Sara.

ne kuader te dashurise aktoret sara hoxha luiz ejlli ndricim xhepa

Lini një Përgjigje