TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Korrik 2023, 19:32

“Do të vras nëse ma merr vajzën”/ Arbenita reagon pasi u dhunua nga Fero: Unë dhe Nina jemi mirë, besoj në drejtësi

Shkruar nga Pamfleti

“Do të vras nëse ma merr vajzën”/ Arbenita reagon

Reperi i njohur Fero së fundi është arrestuar për dhunë në familje. Lajmet se Arbenita ishte pre e një dhune të vazhduar nga Fero ishin të shpeshta, por ndoshta nga frika asnjëherë nuk u raportuan nga modelja në fjalë.

Për herë të parë pas arrestimit të tij, Arbenita ka falenderuar të gjithë ndjekësit për interesimin ndërsa shkruan se ajo dhe vajza janë mirë me shëndet. Ndër të tjera, Arbenita shkruan se beson tek drejtësia ku Fero do të marrë dënimin e merituar.

“Unë dhe Nina jemi mirë! Unë besoj në drejtësi”, shkroi ajo. 

“Do të vras nëse ma merr vajzën”/ Arbenita reagon

Pak ditë më parë edhe Fero bëri një reagim të tijin. Edhe pse është nën akuzë për dhunë në familje dhe i lënë në paraburgim për 30 ditë, përmes një shkrimi në rrjete sociale, reperi ka thënë fjalën e tij, duke paralajmëruar se çështja mes tyre do shkojë në gjyq. Kujtojmë se reperi ra në pangat e policisë më 12 korrik.

fero arbenita reagim

Lini një Përgjigje