TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Korrik 2023, 18:06

Aurela Gaçe flet për karrierën e saj muzikore: Ndonjëherë mendoj të heq dorë

Shkruar nga Pamfleti

Aurela Gaçe flet për karrierën e saj muzikore:

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për karrierën e saj artistike ndër vite dhe tregon eksperiencën e saj sesi ia ka dalë që të jetë ‘divë’ në skenë. Ajo tha se  shpesh herë ka menduar të heqë dorë nga pasoni i saj për muzikën.

Për emisionin ‘Më prit në fundjavë’ ajo tha se në tregun muzikor ku shumë këngëtarë të rinj mbulohen me xixa dhe marketing, është e vështirë dhe e ka bërë atë shpesh herë të ndihet e dorëzuar.

“Është shumë vështirë për të qenë brenda kohës, ke disa ndjesi të tuat që mund të të quajnë dhe e prapambetur. Pasioni nuk zhduket, unë duhet ta vë inteligjencën në punë dhe shpirtin tima ta vë në shërbim të pasonit, duke mos humbur dhe ata që më kanë dashur por dhe duke bërë fansa të rinj. Brezit të ri nuk ja merr do zemrën me këngën ‘Nata’ ndaj duhet të gjesh lidhje të reja me publikun e ri”, shprehet Aurela.

E pyetur se ku e gjen sot njeriu adrenalinën ajo thotë se ka pasur një vetëbesim të madh dhe ka besuar se gjithmonë do të ecë përpara.

“Që kur kam qenë e vogël më mbante familja pak si me atëherë pasi këndoja, dhe kur mbaroja ata duartrokisnin. Besimi zhvillohet me kohën. Kur kam ardhur në Tiranë kam pasur një vetëbesim që unë kam diçka dhe dua të ma dëgjoni”, tha këngëtarja.

Aurela flet gjithashtu për situatën aktuale të muzikës dhe sipas saj është një garë e pandershme.

“Durimin e kam më të kalitur se më parë, është ndryshimi i kohës që herë pas here më vjen të dorëzohem, ndjej që është një garë e pandershme. Është e mbuluar me shumë xixa, marketing ai që nuk e ka fuqinë e parasë ndihet i dorëzuar. Ndonjëherë e mendoj ta lë, por kur dal në publik e kuptoj që kjo është mbushja ime. Them ‘o zot, asnjëherë nuk e lë'. E kam të vështirë ta shoh veten larg skenës, më duket sikur do mohoj veten time. Në këtë vend u bëra, më dha dashuri, jam mirënjohëse ndaj atyre që më kanë duartrokitur”, përfundoi artistja.

aurela gace kengetarja

Lini një Përgjigje