TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Korrik 2023, 16:29

"Mendova se po rrahin Kristin", Robert Aliaj ndërpret xhirimet e emisionit

Shkruar nga Pamfleti

"Mendova se po rrahin Kristin", Robert Aliaj ndërpret xhirimet e

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, ku Kristi është pjesë e jurisë që gjykon vajzat.

Ditën e sotme në “E Diell” u diskutua në lidhje me “Instagram”-in dhe si pasojë u ngrit pyetja: “Sa të vërtetë jemi në rrjetet sociale?”. Teksa vajzat e ftuara e kundërshtuan, në studio hy babai i Kristit, Robert Aliaj, i cili u shqetësua dhe pyeti se çfarë ishte duke ndodhur.

Shumë po gërthisnit. Unë isha aty jashtë, u bëra kurioz, e thashë çfarë po bëhet aty. Shumë interesante, biseda më duket tërësisht interesante dhe shumë relevante. Me aq sa ju dëgjova, se dëgjohej shumë jashtë, thashë mos po rrahin Kristin”, tha Roberti.

Së fundmi, Kristi ka postuar një ‘Ask’ në Instastory-n e tij, ku ndjekësit i kanë drejtuar disa pyetje dhe Kristi u është përgjigjur shumicës prej tyre. E sigurisht që pyetjet në lidhje me shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk kanë munguar.

robert aliaj krist aliaj

Lini një Përgjigje