
Dy ditë më parë u raportua nga mediat argjentinase se Wanda Nara, gruaja e sulmuesit të Galatasaray, Mauro Icardi vuan nga leucemia. Duket se ky lajm ka shokuar familjen e modeles së njohur, përfshirë këtu edhe ish-bashkëshortin e saj, Maxi Lopez.
Futbollisti është nisur menjëherë në Argjentinë për t’i qëndruar pranë ish-partneres dhe fëmijëve që ata kanë së bashku. Kjo u kuptua pas një postimi që ai bëri në “Threads”, ku sulmonte kompanitë e fluturimit:
“Ata të vjedhin paratë për më shumë bileta dhe gjithmonë bëhen vonë. Nëse humbas fluturimin për të parë fëmijët e mi do t’i vë flakën Frankfurtit”, duke lënë të kuptohet që dëshiron të shkojë sa më shpejtë për në Argjentinë.

Ndërkohë raporti mes Wanda Narës dhe Lopez është përmirësuar shumë kohët e fundit, pasi ish-futbollisti e ka mbështetur shumë shpesh së fundmi modelen.
Lini një Përgjigje