TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Maj 2024, 15:47

“Nëse fiton Egla, shqiptarët i meritojnë vuajtjet”; Julia Ilirjani:  I qëndroj asaj që kam thënë

Shkruar nga Pamfleti

“Nëse fiton Egla, shqiptarët i meritojnë vuajtjet”;

Julia Ilirjani, një nga ish-banoret e këtij edicioni të Big Brother Vip 3 ka dhënë një intervistë për gazetarët ditën e djeshme pas finales së madhe.

Julia ka bërë një deklaratë më parë për fituesin e këtij edicioni duke u shprehur se nëse e fiton Egla Ceno, shqiptarët i meritojnë vuajtjet që kanë.

Gjithashtu ajo shprehet se i vjen keq që aktorja zgjodhi të bënte atë lloj loje edhe pse ajo nuk e njeh sesi është jashtë Big Brother për të bërë dallimin nëse ajo që ka bërë është apo jo lojë.

Dy koleget kanë patur konflikte me njëra-tjetrën brenda shtëpisë dhe situatat kanë qenë gjithmonë të agravuara mes tyre.

Julia ishte ajo e cila hyri disa ditë pas Eglës në shtëpi dhe deklaroi se ajo do ta nxirrte jashtë aktoren.

Ronaldo Sharka: Deklarata për Egla Cenon ka ‘ndezur’ shumë rrjetin që nëse ajo do të fitonte, shqiptarët meritojnë vuajtjet që kanë. I qëndron kësaj deklarate?

Julia Ilirjani: Unë Eglën e kam kolege. Më ka ardhur shumë keq për lojën që ajo zgjodhi të bëjë brenda BBV. Nuk e njoh jashtë, kështu që nuk e di a është një lojë apo kjo është Egla, kështu që nuk dua të flas dhe të bëj komente për Eglën sot. Ato që i kam thënë, i kam thënë dhe nuk i tërheq më unë. 

julia ilirjani egla ceno

Lini një Përgjigje