TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Maj 2024, 14:22

“Egla e luajti fort Big Brotherin”, regjisori: Të martën dhe të shtunën mendoj të ketë paqe

Shkruar nga Pamfleti

“Egla e luajti fort Big Brotherin”, regjisori: Të martën

Të shtunën e 25 majit u mbajt finalja e “Big Brother VIP3. Spektakli zgjati më shumë se 4 muaj.

E për të folur më shumë mbi sfidat e kësaj finale dhe jo vetëm, ishte sot i ftuar në “Wake Up” regjisori i këtij edicioni Ergys Lubonja.

Regjisori tha dy fjalë edhe për fituesen e BBV3, Egla Ceno. Sipas tij, aktroja e ka luajtur shumë fort këtë “Big Brother”.

“E kam takuar. Shumicën e tyre i njoh. Eglën e kam pasur kolege në Akademi, Julin po ashtu. E kam takuar pasi fitoi. U përqafuam, nuk kishim kohë të flisnim. Ka qenë lojtarja më e fortë. E ka luajtur shumë fort këtë “Big Brother”. Ka pasur ekzagjerime dhe tejkalime, por ky format këtu e ka gjënë e bukur sepse është reale. Njerëzit ashtu janë. Egla nuk luan një personazh që nuk është”, tha Lubonja.

Ndërkohë i pyetur se çfarë duhet të presim të martën dhe të shtunën që do të ketë post “Big Brother VIP”, regjisori u përgjigj:

“Kemi pasur raste me ‘post’ shumë të fortë, por çfarë shpresoj është që të ‘mos bie shi në studio’ (qesh). Ka pasur shumë ngarkesë dhe debate dhe mendoj se duhet të ketë një lloj paqeje. Ka qenë lojë nervash, por me të dalë jashtë shumë gjëra duhet të sheshohen. Çfarë ndodhi aty, le të ngelë aty”.

egla ceno ergys lubonja

Lini një Përgjigje