TAGS-AT E JAVËS

Showbiz10 Nëntor 2025, 18:42

"Në ceremoninë mortore të Fatos Nano ngela pa fjalë", Mane: Hipokrizi e veshur në të zeza

Shkruar nga Pamfleti

"Në ceremoninë mortore të Fatos Nano ngela pa

Gazetari i njohur, Bledi Mane ka folur lidhur me mitin e standardeve të bukurisë dhe asaj çfarë fshihet pas ekranit.

Gjatë fjalës së tij, gazetari ka folur lidhur me homazhet e bëra për ish-kryeministrin, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë më 31 tetor 2025.

Mane u shpreh se ‘shumica e anëtarëve të kabinetit të qeverisë dhe e politikanëve të Partisë Socialiste kishin nga 3 kameramanë ose fotografë me vete’. Sipas tij, e gjithë kjo ishte një hipokrizi e veshur në të zezë dhe që duhet të zhduket nga rrjetet tona sociale.

“Është pak e kobshme, po e di çfarë pashë te ceremonia mortore e Fatos Nanos? Shumica e anëtarëve të kabinetit të qeverisë dhe e politikanëve të Partisë Socialiste kishin nga 3 kameramanë ose fotografë me vete.

Pozat e tyre, takimet me Xhoanën, me familjarët, ishte një hipokrizi e veshur në të zezë po që t’i sillte zorrët deri në fyt. Pra kjo lloj hipokrizie duhet të zhduket nga rrjetet tona sociale”, u shpreh Bledi Mane.

Lini një Përgjigje