TAGS-AT E JAVËS

Showbiz10 Nëntor 2025, 13:53

“Janë ndarë”, Klea dhe Giti kërcënojnë me padi, reagon Elton Tozaj: Merruni me kolegët tuaj që na japin lajme

Shkruar nga Pamfleti

“Janë ndarë”, Klea dhe Giti kërcënojnë me

Elton Tozaj u shpreh në një emision mëngjesi se mes çiftit Klea Huta dhe Elgit Doda ka përfunduar martesa dhe po shkojnë drejt ndarjes. Sipas tij, arsyeja ishte një vajzë nga Lushnja që i ‘ka marrë mendjen’ Gitit. Por çifti i artistëve kanë reaguar duke publikuar foto së bashku, unazën e martesës dhe duke kërcënuar se do të hedhin në gjyq gazetarin për shpifje.

Ishte ky i fundit, i cili ka ‘thyer heshtjen’ me anë të një reagimi në InstaStory, pas dy ditësh spekulimesh intensive në media se ai ishte thirrur në gjykatë nga një çift i njohur i showbizit.

“Janë ndarë”, Klea dhe Giti kërcënojnë me

Përballë vëmendjes së madhe mediatike, Elton Tozaj ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke hedhur poshtë kategorikisht pretendimet për ndonjë padi apo thirrje në gjykatë.

Në postimin e tij të shkurtër, gazetari sqaron:

“Qarkullon një lajm që medemek më kanë hedhur në gjygj një çift që s’e dimë a janë a s’janë çift! Jo vetëm që s’është e vërtetë por ajo çfarë kam thënë në story-n tim është: Fjalët për ju s’i shpikim ne por janë miqtë dhe kolegët tuaj që i japin si info! Kaq e thjeshtë!”

“Janë ndarë”, Klea dhe Giti kërcënojnë me

Me këtë reagim, Tozaj jo vetëm që mohon faktin e gjyqit të supozuar, por edhe shfrytëzoi momentin për të sqaruar burimin e thashethemeve.

Ai thekson se informacioni rreth jetës private të personazheve publike nuk është shpikje e mediave, por vjen nga vetë rrethi i ngushtë, pra “miqtë dhe kolegët” e tyre.

elton tozaj reagim klea dhe elgiti

Lini një Përgjigje