TAGS-AT E JAVËS

Showbiz10 Nëntor 2025, 12:52

Edicioni i katërt i Big Brother Kosova gati për nisje, publikohet data

Shkruar nga Pamfleti

Edicioni i katërt i Big Brother Kosova gati për nisje, publikohet data

Pas shumë postimesh në rrjetet sociale dhe shumë ‘indiciesh’ se Big Brother Kosova ‘ka ndezur motorët’, produksioni ka konfirmuar zyrtarisht se sezoni i katërt i këtij formati do të startojë më 17 nëntor.

Siç është zakoni, identitet e banorëve janë mbajtur sekret (pavarësisht ndonjë rrjedhjeje të vogël informacioni) deri në momentin e hyrjes në shtëpi, duke shtuar misterin që gjithmonë shoqëron këtë format.

Megjithatë, në rrjet kanë qarkulluar disa emra të mundshëm, por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, duke bërë që diskutimet të vazhdojnë.

Ky edicion pritet me interes të lartë, pasi sezonet e mëparshme kanë sjellë personazhe të fortë, përplasje, emocione dhe momente që janë komentuar gjatë në media dhe rrjete sociale. Për këtë arsye, publiku është i etur të shohë se çfarë dinamike do të krijohet këtë herë dhe cilat figura publike apo personazhe të reja do t’i bashkohen shtëpisë së famshme.

 

big brother kosova edicioni i katert data

Lini një Përgjigje