TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 9 Nëntor 2025, 20:13

Rrëfimi prekës i Agron Llakajt për humbjen e të shoqes: Doja t'i jepja fund jetës, por mu përgjëruan fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

Rrëfimi prekës i Agron Llakajt për humbjen e të shoqes: Doja

Në një bisedë të ndjerë me Grida Dumën, aktori Agron Llakaj ka rrëfyer momentet më të vështira pas humbjes së bashkëshortes së tij, Kostandinës, duke treguar se për një kohë të gjatë humbi dëshirën për të jetuar.

Llakaj tregon se dhimbja e tij ishte aq e madhe saqë nuk ka dashur të vazhdojë më jetën e tij.

“Në momentet e para nuk kupton se ku je. I kërkova vajzës t’i bënte grimin, i thashë ‘mami meritonte të ikte si një nuse e bukur’. Ne kemi qëndruar të dy aty, duke qarë, duke e grimuar, edhe e përcollëm ashtu, të bukur siç ishte. Edhe pas asaj fillon gropa ime. Shumë ditë e net nuk kam dashur të jetoj. Doja t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgjëruar, por mungesa e saj nuk matet me asgjë”, tha aktori.

Agron Llakaj u ndal edhe te lidhja e veçantë që e bashkoi me bashkëshorten e tij për vite me radhë, duke e cilësuar si një dashuri të pavdekshme.

“Në kujtimet që po shkruaj për librin ‘Kostandina’, i kam thënë: faleminderit që nuk ma lëshove dorën kurrë. Ishim shokë të vërtetë, shokë që ziheshim, shokë që ecnim bashkë. Unë jam një njeri tokësor, nuk kam fluturuar ndonjëherë nga emri apo fama. Jam mes njerëzve, eci në këmbë, shkoj në punë në këmbë”, u shpreh ai.

Rrëfimi i tij është një dëshmi prekëse për dashurinë, humbjen dhe forcën që kërkon të vazhdosh jetën pas një dhimbjeje kaq të thellë.

 

Lini një Përgjigje