
Edhe atëherë kur u duk se mes Xheneta Fetahut dhe Egli Takos mbizotëroi paqja, ish-banoret e Big Brother (përkatësisht Albania dhe Kosova) duket se nuk ‘gjejnë qetësi’ me njëra-tjetrën.
Shkak janë bërë disa poza të fundit të Xhenetës, të cilat sipas fansave të shumtë të Eglit, janë një “kopjim” i qartë i pozave karakteristike të Takos. Kjo ka sjellë një lumë komentesh dhe akuzash në drejtim të Fetahut.
Interesante është se të dyja vajzat janë aktualisht pjesë e programit “E Diell” në Top Channel, megjithëse angazhohen në rubrika të ndara. Ky fakt e bën “përplasjen” e tyre virale edhe më të komentuar.
E vënë përballë këtyre akuzave, Xheneta ka vendosur të mos heshtë. Përmes një Story në Instagram, ajo ka reaguar ashpër, duke hedhur poshtë të gjitha zërat. Ajo ka publikuar një kolazh me fotot e saj dhe ka shkruar:
“Duket se edhe pozat qenkan pronë tashmë.
6+ muaj që bëj foto kështu, por hajt se është ‘coincidence’.
S’blej komente, s’krijoj fake account-e dhe s’merrem me askënd.
Mos më përfshini në dramën tuaj, unë s’kam nevojë për llogari fake për të ekzistuar. Puçi puçi”

Lini një Përgjigje