
Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha dhe bashkëshortja e tij Edona Berisha, kanë konfirmuar zërat se do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ka ndarë vetë ata përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Edona publikoi disa foto me barkun e rrumbullakosur dhe momente romantike krah Mërgimit.

Krahas fotove, ajo shkruan: “Dy zemra, një dashuri dhe së shpejti, një engjëll i vogël që të na shërojë”.

Mërgimi dhe Edona Berisha i dhanë fund beqarisë dhe u martuan në një ceremoni luksoze gushtin e vitit 2024. Ata kanë qenë shpesh të komentuar për shkak të deklaratave të bujshme lidhur me marrëdhënien e tyre.
Kujtojmë se futbollisit braktisi dy javë para dasmës modelen Vesa Vllasaliu, me të cilën ishte i fejuar dhe bëri publike romancën me Edonën. Vesa po ashtu ishte mikeshë e ngushtë me këtë të fundit dhe akuzoi asokohe lojtarin, duke thënë se e ka dhunuar, si dhe e ka tradhtuar.
Vesa Vllasaliu deklaroi se e ka vuajtur shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.
“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha para disa muajsh modelja.
Lini një Përgjigje