
Motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të njohura për rrahjen e tmerrshme ndaj Klea Prengës, janë paraqitur ditën e sotme në ambientete e Gjykatës së Tiranës.
Të qeshura dhe gazmore, motrat u fotografuan para Gjykatës, ku pritet të japin dëshminë e tyre për sulmin ndaj Klea Prengës në një restorant në Tiranë.
Motrat Berisha u vetëdorëzuan pas sulmit ndaj Prengës, më 16 dhjetor të 2024, ku shkak ishte lidhja e kësaj të fundit me ish-partnerin e Marielës.
Ndaj Mariela Berishës, gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Ndërsa, motra e saj Antonela Berisha u la në masën “detyrim paraqitjeje”.
Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin, Mir Pepa.
Pasi zbuluan se kishte shkuar të konsumonte darkë në një nga restorantet e kryeqytetit, ato shkruan dhe e dhunuan fizikisht, e më pas u arratisën. Dëmin më të madh ia shkaktuan me një gotë qelqi duke i shënjuar plagë të rënda në fytyrë, madje sipas raportit mjeko-ligjor, ishin dëme të parikuperueshme.
Lini një Përgjigje