
Sqarimi i shumë pritur nga Egli me Gjestin duket se ka ndodhur dhe jo në një vend dosido, por në një suitë enkas për çiftin, ku kanë darkuar dhe kanë patur mundësinë të flasin për gjithçka ndodhi mes tyre.
Sjellja paksa problematike e Eglit para daljes së saj nga Big Brother e stepi Gjestin dhe kjo ka një arsye. Ai ka rrëfyer për lidhjen e tij romantike jashtë shtëpisë, e cila mori përmasa të mëdha toksiciteti, duke i kaluar paksa limitet:
“Po të them për lidhjen time jashtë. Gjestet i ka pasur njësoj si të tuat. Unë e shikoja që hypi në çatinë e shtëpisë. Kam parë tmerr me sy sepse bënte gjeste, donte të hidhej. Këto drama që pashë, thashë ‘do më mbetet në dorë’. Nuk guxoja të bëja asgjë sepse thoja po ta lë më mbetet komplet mua përgjegjësia. Hyra në depresion dhe ato simptomat e tua, duke i hyrë shumë thellë, ishin të njëjtat.
Egli: Kisha 20 vetë që i haja me dhëmbë për budalliqet që bëje ti. Prit ore se është presion i madh.
Lini një Përgjigje