Mëngjesi në shtëpinë e Big Brother VIP 5 ka nisur me tensione dhe tone të larta mes Mateos dhe Mirit, duke paralajmëruar një ditë jo fort të qetë për banorët.
Gjithçka nisi me një koment ironik nga Mateo, i cili iu drejtua Mirit duke i thënë se në lojë nuk i ka mbetur asgjë tjetër, përveçse të pranojë se është i dashuruar me Selinën.
“O sa ke rënë ti edhe sa do biesh akoma, të ra edhe Selin dje, të ka ngelur vetëm të thuash ‘unë jam i dashuruar’”, – u shpreh Mateo.
Miri nuk e la pa përgjigje këtë deklaratë, duke i kujtuar se këtë akuzë ia ka bërë që në javën e tretë të qëndrimit në shtëpi.
“Ma ke thënë ti more që javën e tretë”, – iu kundërpërgjigj ai.
Por debati mori një tjetër drejtim kur Miri përmendi afrimitetin e Mateos me Brikenën, duke lënë të kuptohet se edhe ai vetë nuk është indiferent në raport me pëlqimet brenda shtëpisë.
“Shih ti mos dashurohesh, se të ka ngecur sharra në gozhdë”, – ironizoi Miri, duke shtuar se prej dy orësh Mateo po përpiqej t’i “mbushte mendjen”.
Nga ana e tij, Mateo u justifikua me shprehjen: “Burri atë punë ka. Të shkojë mbrapa asaj që do”.
Kaq mjaftoi që situata të tensionohej edhe më tej.
“Ee burri qenka ai që i mbush mendjen femrës? Po deri sa nuk ia ke mbushur deri tani, nuk qenke burrë”, – ia ktheu Miri.
Momentin më pikant të debatit e shënoi deklarata e fortë e Mirit, kur u pyet nga Mateo për marrëdhënien me bashkëshorten e tij jashtë shtëpisë.
“E kam gruan në shtëpi”, – theksoi fillimisht ai, ndërsa më pas shtoi: “Unë nusen time e kam bërë për vete brenda një nate, po dhe ta shpjegoj”.
Mateo reagoi shkurt: “Një pyetje kisha, kaq”, duke lënë të kuptohet se nuk ishte i bindur nga përgjigjja.
Përplasja mes tyre vjen në një moment kur dinamika brenda shtëpisë po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, me raportet mes banorëve që lëkunden mes strategjisë dhe emocioneve personale.
Mbetet për t’u parë nëse ky debat do të ketë pasoja në marrëdhëniet mes tyre apo do të mbetet thjesht një përplasje e radhës në një shtëpi ku tensionet janë pjesë e përditshmërisë.
Lini një Përgjigje