TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Mars 2026, 12:53

I përplasi derën në fytyrë Stenaldos, Marko: U keqkuptua nga jashtë ai veprim

Shkruar nga Pamfleti

I përplasi derën në fytyrë Stenaldos, Marko: U keqkuptua nga

I eliminuari i mbrëmjes së fundit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Marko Luca, ishte i ftuar ditën e djeshme në studion e Fan Club, ku komentoi rrugëtimin e tij në lojë dhe sqaroi një nga momentet që ka ngjallur reagime jashtë shtëpisë.

Gjatë intervistës, Marko u pyet në lidhje me situatën e diskutuar gjerësisht në rrjete sociale, kur ai i mbylli derën në fytyrë Stenaldos, një veprim që u interpretua nga një pjesë e publikut si gjest i rëndë.

I vendosur për të sqaruar situatën, Marko Luca u shpreh se gjithçka kishte qenë një keqkuptim dhe se nuk kishte pasur asnjë qëllim negativ pas atij veprimi.

“U habita që ishte bërë aq e madhe jashtë. Unë e dua shumë Stenaldon si person. Me të kam diskutuar shumë, kemi bërë gallatë. E dua shumë si person, jo si lojtar,” – u shpreh ai në studio.

Marko tregoi se mes tij dhe Stenaldos kishte pasur biseda të shumta për jetën dhe muzikën, një pasion që i lidh të dy. Sipas tij, momenti i diskutuar nuk kishte lidhje me ndonjë konflikt personal.

“Unë nuk isha fare pjesë e debatit të tyre. Shkova t’ia mbyllja derën me shaka. Kur e pashë që ishte nxirë në fytyrë, e lashë. Dera ndejti hapur. U habita që kjo gjë ishte keqkuptuar jashtë,” – sqaroi ai.

I vetëdijshëm për reagimet që situata ka shkaktuar, Marko përfitoi nga momenti për t’i kërkuar falje publikut.

“I kërkoj shumë ndjesë publikut,” – përfundoi ai, duke theksuar se nuk kishte dashur të lëndonte askënd.

stenaldo marko luca

Lini një Përgjigje