Një moment i papritur ka ndodhur mes Gimbos dhe Selinit gjatë qëndrimit të tyre në dhomën e gjumit, ku dy banorët kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë.
Sipas pamjeve dhe bisedës së zhvilluar mes tyre, Gimbo i ka rrëmbyer një puthje në buzë Selinit, veprim që duket se e ka surprizuar këtë të fundit. Menjëherë pas puthjes, Selin iu drejtua atij me fjalët “O idiot” dhe u largua nga krevati.
Para momentit të puthjes, mes tyre u zhvillua një bisedë me tone ngacmuese. Gimbo i tha Selinit se ajo “nuk reagon keq” dhe se është “shumë e qetë”, ndërsa Selin e pyeti se kur kishte reaguar keq.
Biseda vijoi me replika të shkurtra, derisa Gimbo deklaroi: “A e di kur ke reaguar? Tani, ja tani”, dhe më pas e puthi në buzë.
Pas reagimit të Selinit, Gimbo shtoi: “A të thashë? O mikrofonin, o Selin”.
Ky moment ka ngjallur reagime dhe pritet të shihet se si do të ndikojë kjo situatë në raportin mes dy banorëve në vijim.
Pjesë nga biseda:
Gimbo: Edhe nuk reagon keq, je shumë e qetë.
Selin: Pse, kur kam reaguar keq?
Gimbo: Do të ta tregoj kur ke reaguar keq.
Selin: Tani do të ma tregosh ti mua?
Gimbo: Ke për ta zbuluar.
Selin: Gimbo, ma thuaj, ose u çova dhe ika dhe flasim kur të ma tregosh.
Gimbo: A e di kur ke reaguar? Tani, ja tani. (E puthi në buzë.)
Selin: O idiot.
Gimbo: A të thashë? O mikrofonin, o Selin.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje