TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Mars 2026, 13:29

Selina mohon kategorikisht që Miri t’i ketë prekur flokët: Është montazh nga produksioni! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Selina mohon kategorikisht që Miri t’i ketë prekur flokët:
Selina mohon kategorikisht që Miri t’i ketë prekur flokët: Është montazh nga produksioni!

Një video po qarkullon nëpër rrjetet sociale, ku vëzhgues shumë të vëmendshëm të Big Brother, kanë publikuar momentin kur Selina flet me shumë pathos ndaj gjestit të Mirit, kur ky i fundit i ka prekur flokët, moment i cili është transmetuar në Prime.

Teksa flet me Gimbon, Selina e ka mohuar kategorikisht ngjarjen, duke deklaruar se pamjet janë montazh i produksionit dhe se situata është deformuar.

“Bëj be që hidhem në zjarr që ajo gjë nuk është e vërtetë. Nuk ka ndodhur ashtu siç është transmetuar. Është montazh,” – mësohet të jetë shprehur ajo, duke hedhur poshtë çdo pretendim për një kontakt të tillë me Mirin.

Deklarata e saj ka ndezur menjëherë rrjetin, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: ata që besojnë versionin e transmetuar dhe ata që mbështesin pretendimin e saj për manipulim të pamjeve.

Por polemika nuk ka mbetur vetëm mes ish-banorëve të BBV. Në debat është përfshirë edhe ish-fermeri Andrea, i njohur për komentet e tij të drejtpërdrejta në rrjetet sociale. Sipas tij, qëndrimi i Selinës ka një arsye të qartë.

Andrea ka deklaruar publikisht se “tani Selinës nuk i duhet më Miri”, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar dhe se mohimi i pamjeve lidhet me interesat e momentit. Ai shkon edhe më tej, duke pretenduar se Selina po mohon diçka që, sipas tij, është parë qartë në transmetim.

Sipas tij, betimet e forta dhe deklaratat për “montazh” nuk ndryshojnë faktin që publiku ka parë një situatë konkrete në ekran.

 

selina mohim miri montazh

Lini një Përgjigje