TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Shkurt 2026, 17:19

Mesazhi i kutisë së Pandorës për Mirin, Kristi tenton të zbulojë të vërtetën: Ka lidhje me Selin?

Shkruar nga Pamfleti
Mesazhi i kutisë së Pandorës për Mirin, Kristi tenton
Miri-Kristi

Në spektaklin e së shtunës të “Big Brother VIP 5”, Miri u vendos përballë Kutisë së Pandorës. Si surprizë, banori kishte një takim me të bijën, e cila i dha edhe një mesazh që fitoren të mos e ndante me njeri.

Nga ana tjetër, Miri u përball për herë të parë me deklaratat e forta që ka bërë babai i Selin për të gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live”.

Pasi pa një pjesë të intervistës, ai mbeti i tronditur. Ndërkohë, Miri nuk ka të drejtë të flasë me banorët e tjerë, madje as ai vetë nuk dëshironte të fliste me ta në lidhje me këtë.

Duke qenë se Miri nuk foli për pjesën e dytë të Kutisë së Pandorës, Brikena dhe Kristi janë bërë shumë kuriozë që të dinë se çfarë kishte brenda saj.

Ata po tentonin të zbulonin ndonjë detaj, ndërsa Kristi e pyet në një moment nëse kishte të bënte me situatën me Selin.

Miri: S’e kam më normalisht, apo jo? Si mendon?
Kristi: Edhe mund të qëndrosh, fakti që po i thoje “hajde këtu, ulu këtu”.
Miri: Para se të fillonte prime? S’e dija unë që ishte “Pandora”, ku dija unë se çfarë ndodhte.
Kristi: Faktin që s’e dije, po i tregoje që nuk bëje dot pa të, ky qëndron si argument.
Miri: Nuk është, por unë po i thoja se ajo e kishte vendin aty. Ndërrimin e vendeve e kuptove?

Lini një Përgjigje