TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Shkurt 2026, 15:47

Gazetarja përgënjeshtron Ramën: Klinika “Repeat Clinic” më dëmtoi fytyrën

Shkruar nga Pamfleti
Gazetarja përgënjeshtron Ramën: Klinika “Repeat
Gazetarja përgënjeshtron Ramën: Klinika “Repeat Clinic” më dëmtoi fytyrën

Një episod i fundit i podcastit të kryeministrit Edi Rama, i fokusuar në ndërhyrjet estetike dhe kirurgjinë plastike, ka nxjerrë në pah një të vërtetë të dhimbshme që rrëzon propagandën e promovuar nga vetë kryeministri.

Gazetarja Ujeza Doshlani ka treguar përvojën e saj traumatike pas një ndërhyrjeje estetike me mjeken Vilma Tafili, e cila u prezantua si eksperte në podcastin e Ramws.

Doshlani ka publikuar imazhe që tregojnë dëmtimet serioze në fytyrë, të cilat sipas saj janë pasojë e ndërhyrjes në klinikën “Repeat Clinic”. Ajo rrëfen se trauma nuk ka qenë vetëm fizike, por ka pasur ndikim të madh edhe në jetën profesionale dhe psikologjike, duke çuar deri në pezullim nga puna dhe stres të vazhdueshëm.

“Ky diskutim publik nuk ishte thjesht një episod tjetër për estetikën. Për mua ishte një rikthim i dhimbshëm në atë që kam përjetuar një vit më parë dhe që propaganda e Ramës për këtë sektor mundohet ta paraqesë si normale dhe pa pasoja”, shprehet Doshlani.

Denoncimi i saj ka ndezur një debat të gjerë mbi sigurinë e ndërhyrjeve estetike, përgjegjësinë e klinikave private dhe nevojën për mbrojtjen e pacientëve, duke treguar se realiteti i pacientëve shpesh bie ndesh me imazhin e përhapur nga autoritetet.

Më poshtë janë postimet e gazetares:

Gazetarja përgënjeshtron Ramën: Klinika “Repeat Gazetarja përgënjeshtron Ramën: Klinika “Repeat Gazetarja përgënjeshtron Ramën: Klinika “Repeat Gazetarja përgënjeshtron Ramën: Klinika “Repeat Gazetarja përgënjeshtron Ramën: Klinika “Repeat Gazetarja përgënjeshtron Ramën: Klinika “Repeat

ujeza dolshani edi rama repeat clinic

Lini një Përgjigje