TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Prill 2024, 10:37

Meritoni nuk i flet, Egla: Nuk të lë Ilnisa?

Shkruar nga Pamfleti

Meritoni nuk i flet, Egla: Nuk të lë Ilnisa?

lnisa Agolli, Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno ndodhen në dhomën e bardhtë të BBV3, ku do qëndrojnë të izoluar deri ditën e shtunë.

Këtë fundjavë publiku do vendosë për fatin e tre banorëve, kush do largohet dhe kush do vazhdojë garën.

Ndërkohë pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, teksa të tre ishin ulur rreth të njëjtës tavolinë, aktorja tenton që të flasë me moderatorin, por ky i fundit e injoron.

Meritoni nuk i kthen përgjigje, por flet vetëm me Ilnisën. Ky gjest nuk i pëlqeu aspak Eglës e cila u ngrit nga tavolina dhe u largua.

“Meriton nuk të lë Ilnisa të më flasësh, se po flisje. Unë tentova të bëja timen, ju uroj natën e mirë”, thotë Ceno dhe më pas largohet për te krevati i saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

meritoni egla ilnisa izolim

Lini një Përgjigje