TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Shtator 2023, 11:03

‘Më kanë vendosur datë skadence’, Luizi premton se do ‘zgjasë shumë në treg’

Shkruar nga Pamfleti

‘Më kanë vendosur datë skadence’, Luizi premton se do

Luiz Ejlli u bë shumë shpejt një nga personazhet më të dashur për publikun, pas hyrjes së tij në Big Brother Vip.

Edhe pse spektakli ka mbaruar që në maj, popullariteti i tij vijon të jetë i njëjtë.

Së fundmi, ai ka publikuar një foto në Instagram nga një lokal ku po konsumon kafe.

Lokali ka personalizuar biskotat me emrin e këngëtarit.

“Luiz Ejlli lind, nuk bëhesh”, shkruhet mbi biskotë.

Por Luizi ka një pakënaqësi, pasi “i kanë vendosur datë skadence”, që nënkupton se mbase fama e tij do të zbehet.

“Nuk më pëlqen sepse i kanë vendosur datë skadence”, shkruan këngëtari krahas fotos.

‘Më kanë vendosur datë skadence’, Luizi premton se do

luiz ejlli date skadence

Lini një Përgjigje