TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Shtator 2023, 20:58

Pas eksperiencës në "BBV", Fifi dhe Maestro i bashkohen një tjetër spektakli

Shkruar nga Pamfleti

Pas eksperiencës në "BBV", Fifi dhe Maestro i bashkohen

Sezoni i ri televiziv ka nisur me dinamika të larmishme. Sytë e gjithë publikut janë duke ndjekur personazhet e tyre të preferuar dhe angazhimet e reja që kanë marrë përsipër. Ky sezon i ri televiziv, ka nisur edhe me një rikthim të disa prej tyre në ekran.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të dytë të “Dancing with the stars”, ku gjithçka duket gati tani për të mirëpritur VIP-at në pistën e kërcimit.

Një ndër emrat që do t'i bashkohet këtij edicionit të "DWTS" është artistja e njohur Fifi.

Këngëtarja nga Kosova prej pak muajsh është bërë nënë dhe kjo periudhë për të ka qenë kryesisht e dedikuar vogëlushit të saj. Megjithatë, Fifi ka vijuar me angazhimet e saj si këngëtare.

Artistja nga Kosova, që pas përfundimit të Big Brother, u duk se i mbylli raportet me të qenurit pjesë e spektakleve në formë reality. Por shija e keqe e eksperiencës së “Big Brother”, tashmë ka përfunduar dhe ajo është gati të sfidojë veten, këtë herë në kërcim. Sido të jetë kjo eksperiencë e saj, mbetet për t’u parë në vijim.

Një tjetër emër që spikat në këtë Dancing është padyshim ai i Armaldo Kllogjerit. I “pagëzuar” me nofkën “Maestro”, ai është sërish gati të bëhet pjesë e ekranit. Pasi mbylli eksperiencën e tij jo shumë të lehtë në Big Brother, edhe tenori i mirënjohur ka nisur të ushtrohet për garën mes yjeve në kërcim.

Kujtomë se Ilir Shaqiri ka konfirmuar tashmë se do të jetë ai kryetari i jurisë së këtij spektakli. Ndaj edhe përballja e tij me Fifin, edhe njëherë në skenë, pritet të ketë situata nga më dinamiket.

Emra të tjerë, që pritet ti bashkohen këtij spektakli janë Atalanta Kërçyku, Nevina Shtylla, Enxhi Nasufi, Irgen Çela dhe Eni Shehu, Sara Karaj. Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, e ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tij në këtë format.

fifi maestro dancing with the stars

Lini një Përgjigje