TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Shkurt 2026, 09:11

Mateo surprizohet nga mamaja e tij dhe mbështet raportin me Brikenën: Duken shumë bukur bashkë

Shkruar nga Pamfleti
Mateo surprizohet nga mamaja e tij dhe mbështet raportin me Brikenën:
Momenti kur Mateo surprizohet nga mamaja e tij

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother u shënua nga një moment emocionues për Mateon, i cili u surprizua nga hyrja e nënës së tij në spektakël. Mes përqafimeve dhe lotëve, ajo u shpreh krenare për rrugëtimin e të birit në lojë dhe i uroi atij fitoren.

Gjatë takimit, nëna e Mateos komentoi edhe raportin e tij me Brikenën, duke e vlerësuar pozitivisht afrimitetin mes tyre.

“Duken shumë bukur bashkë, është e para që na ka prezantuar botërisht”, u shpreh mamaja e Mateos.

Momenti mori një tjetër kthesë kur Ledioni e pyeti nëse dëshironte të takonte Brikenën. Ajo pranoi menjëherë, ndërsa edhe banorja e priti me entuziazëm këtë takim. Në përballjen mes tyre, nëna e Mateos dha një mesazh të qartë mbështetjeje për marrëdhënien.

“Na keni kënaqur kur ju shohim bashkë, jeni të rritur çdo gjë që bëni e bëni për veten, veproni me zemër marrëdhënies tuaj ja vendosni vetë ju emrin kështu që mos u shqetësoni për asgjë”, tha mamaja e banorit.

Takimi u mbyll me një gjest simbolik nga Brikena, e cila i dhuroi nënës së Mateos një pako me ëmbëlsira, duke e bërë edhe më të ngrohtë atmosferën dhe duke reflektuar raportin pozitiv mes tyre.

Lini një Përgjigje