Në prime-in e djeshëm, Brikena ka pranuar për herë të parë publikisht interesin e saj për Mateon, duke sqaruar njëherazi edhe dinamikën e raportit mes tyre brenda shtëpisë.
Ajo është shprehur se, ndonëse ka interes për Mateon dhe e pëlqen si djalë, mendon se nga ana e tij nuk ka ndjenja, por vetëm pëlqim. Nga ana tjetër, Mateo ka theksuar se nuk ndikohet nga komentet e banorëve të tjerë, por e shqetëson pasiguria që, sipas tij, Brikena shfaq në raportin mes tyre.
Gjatë diskutimit në prime, Mateo deklaroi: “Mua nuk më bëjnë përshtypje fjalët e banorëve. Ata nuk besojnë asgjë. Thonë që ne po përdorim njëri-tjetrin. Mua më intereson çfarë mendon Brikena. Nëse ajo më beson, çdo gjë është në rregull. Nuk më pëlqen pasiguria e saj. Kjo është një temë që unë e diskutoj vetëm me të.”
Ndërsa Brikena u shpreh se ka interes dhe i pëlqen si djalë.
“Unë ia kam shpjeguar Mateos që opinionet e të tjerëve nuk më interesojnë. Më vjen keq kur e ulin Mateon dhe kjo ndonjëherë bëhet e tepërt. I kam thënë që unë e shoh se ai ka pëlqim për mua. Kam interes për Mateon, më pëlqen si djalë, por nuk shoh që ai ka ndjenja. Intuita ime më bën të mendoj që ai nuk ka ndjenja, por vetëm pëlqim. Ai më bën të ndihem shumë mirë. Dyshimet dhe ftohtësia ime ndaj tij ndoshta i bëjnë banorët të mendojnë që unë nuk kam interes për të, por unë kam interes për Mateon, sepse ai më bën të ndihem rehat.”
Diskutimi mes tyre vjen pas aludimeve të vazhdueshme nga banorët e tjerë, të cilët kanë ngritur dyshime mbi sinqeritetin e marrëdhënies së tyre. Prime-i i djeshëm duket se ka sjellë një qartësim të parë publik nga ana e Brikenës lidhur me ndjenjat dhe qëndrimin e saj ndaj Mateos.
Lini një Përgjigje