TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Shkurt 2026, 17:56

Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

Shkruar nga Pamfleti
Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?
Takimi i Dj Gimbo dhe Egli Takos

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania solli emocione dhe surpriza, ndërsa në studio u rikthye ish-banorja Egli Tako. Ajo ishte pjesë e jurisë së spektaklit “Miss & Mister Big Brother”, duke dhënë vlerësimet e saj për konkurrentët. Por përtej rolit të saj në juri, një moment i veçantë tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.

Gjatë mbrëmjes, Egli u përball me DJ Gimbon, mikun e ngushtë të Gjestit. Përshëndetja mes tyre ishte e ngrohtë dhe plot familiaritet, gjë që nuk kaloi pa u vënë re.

“Ça po bën, si të kam zemër?”, iu drejtua Gimbo me tone miqësore.

Egli iu përgjigj me buzëqeshje: “Mirë, juve si jeni?”.

Takimi u mbyll me fjalët e tij: “Më vjen mirë që të pashë”.

Një shkëmbim i thjeshtë, por mjaftueshëm për të ndezur diskutime online.

Ndjekësit e spektaklit e panë këtë përshëndetje si më shumë sesa një takim formal. Arsyeja? Historia e kaluar mes Eglit dhe Gjestit. Dyshja kanë qenë në një lidhje që u komentua gjerësisht gjatë edicionit të kaluar të reality show-t. Marrëdhënia e tyre u kthye në një nga temat më të diskutuara, duke krijuar ndarje mendimesh mes fansave.

Kjo është edhe arsyeja pse çdo kontakt i Eglit me persona të afërt me Gjestin shihet me “lupë” nga publiku. 

bbva dj gimbo

Lini një Përgjigje