TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Shkurt 2026, 13:47

Miri ‘molla’ e sherrit mes Selin dhe Lornës? Ish-banorja: Po të isha brenda, ia tregoja unë

Shkruar nga Pamfleti
Miri ‘molla’ e sherrit mes Selin dhe Lornës? Ish-banorja: Po
Miri ‘molla’ e sherrit mes Selin dhe Lornës? Ish-banorja: Po të isha brenda, ia tregoja unë

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Albania, Lorna Hysa ka vendosur të flasë hapur për disa situata që, sipas saj, janë keqinterpretuar gjatë dhe pas qëndrimit të saj në shtëpi.

Gjatë një interviste në Big Brother Radio, ajo mohoi kategorikisht çdo aludim për një raport më shumë se miqësor me Mirin, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur asnjë ndjenjë apo afrimitet të veçantë nga ana e saj.

Në fokus të deklaratave të saj ishte edhe marrëdhënia me Selin. Lorna theksoi se nuk ka folur kurrë për xhelozi të drejtpërdrejtë, por vuri në dukje faktin që emri i saj përmendet shpesh nga banorja tjetër.

“Jo, unë nuk thashë që është xheloze, por i pëlqen që të më përmendë vazhdimisht. Nuk e di se çfarë ndjen Selin. Kur isha brenda në lojë mendoja ‘ok, ndoshta më shikon si rrezik për aleancë ose një person që do ta nxjerrë jashtë’. Ndërsa jashtë, unë nuk e kam pritur që edhe deri dje, sepse prapë vazhdon që të më përmendë ajo, të thotë edhe në Prime: ‘Lorna, Lorna, Lorna’”, u shpreh ajo.

Sipas saj, përmendja e vazhdueshme nuk do të ishte problem nëse do të bëhej mbi baza reale. “Unë e mirëkuptoj nëse ajo më përmend mua sepse kemi pasur lojën së bashku. Por vazhdimisht ka këtë tendencën që kur zihet me Mirin të thotë: ‘Sepse Lorna shoqja jote…’”.

Lorna theksoi se ajo që e shqetëson më shumë janë pretendimet që, sipas saj, nuk qëndrojnë. “Jam dakord që më përmend, por pse shton gjëra që janë të paqena? Unë nuk kam mundësi që t’i kthej përgjigje sepse po të isha, 30 minuta e shikonte ajo se çfarë përgjigje do t’i ktheja. Do t’i thoja që po gënjen, nuk po thotë një të vërtetë. Vazhdimisht gënjen. Unë e mirëkuptoj nëse thotë një të vërtetë, por nëse ti po gënjen, është komplet gënjeshtër.”

Deklaratat e saj kanë rikthyer në vëmendje raportet mes ish-banorëve, duke lënë të hapur mundësinë e reagimeve të tjera në vijim.

selin miri lorna

Lini një Përgjigje