TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Shkurt 2026, 13:05

Agravon situata mes Gimbos dhe Mirit: Më vuri dorën aty ku e vënë meshkujt, më vjen turp

Shkruar nga Pamfleti

Agravon situata mes Gimbos dhe Mirit: Më vuri dorën aty ku e

Duket se mes Mirit dhe Gimbos ‘lufta’ nuk do mbarojë ndonjëherë.

Në një video të publikuar në profilin zyrtar të programit në Instagram, Miri shfaqet në dhomën e rrëfimit duke folur për përplasjet e vazhdueshme me banorin tjetër. Ai pretendon se ofendohet vazhdimisht nga Gimbo, ndërsa shton se vetë është përpjekur të ruajë qetësinë.

“Gimbo më ofendon gjithë kohës, pafund. Nuk i them asnjë fjalë. I them thjesht je i paedukatë, ose i poshtër, kaq”, u shpreh ai.

Më tej, Miri bëri akuza të forta, duke deklaruar se është etiketuar si “pedofil” nga Gimbo. “Më tha pedofil, nuk e kuptoj pse unë jam pedofil. Më vuri dorën atje ku e vendosin meshkujt, nuk e bëj dot se më vjen turp. Nëse keni pamjet, tregojini. Ja kush është Gimbo i vërtetë”, tha ai, duke iu drejtuar edhe Monikës.

Përplasjet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme, sidomos pas afrimitetit të Mirit me Selin Bollatin. Nga ana tjetër, DJ nga Kosova ka shprehur hapur pëlqim për Selin, çka duket se ka shtuar edhe më shumë tensionin mes dy banorëve.

Mbetet për t’u parë se si do të vijojë dinamika mes tyre dhe nëse produksioni do të reagojë lidhur me akuzat e ngritura.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

miri sherr gimbo bbva5

Lini një Përgjigje