TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Shkurt 2026, 15:41

Djali i dytë i familjes Beckham bën fajtore kunatën: Problemi është Nicola, prindërit duan të shpëtojnë vëllain tim

Shkruar nga Pamfleti
Djali i dytë i familjes Beckham bën fajtore kunatën: Problemi
Djali i dytë i familjes Beckham bën fajtore kunatën: Problemi është Nicola, prindërit duan të shpëtojnë vëllain tim

Djali i dytë i David Beckham dhe Victoria Beckham, Romeo Beckham, ka treguar sërish mbështetjen e tij për prindërit në tensionet që kanë përfshirë vëllanë e madh, Brooklyn Beckham, dhe bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.

Romeo bëri të ditur qëndrimin e tij përmes një veprimi në rrjetet sociale, duke vendosur “like” në një video të producentes dhe influenceres Ash Cantley, ku ajo diskutonte për përçarjen e familjes Beckham dhe e kritikonte hapur Nicola Peltz.

Në video thuhet: “Victoria dhe David po përpiqen të shpëtojnë djalin e tyre. Problemi është Nicola Peltz. Mendoj se ka qenë ajo që e ka detyruar të sulmojë prindërit në rrjetet sociale.”

Analistët dhe ndjekësit e familjes kanë sugjeruar prej muajsh se tensionet mes Brooklyn-it dhe prindërve lidhen me raportet e tij me Victoria-n, dhe se bashkëshortja e tij nuk ka arritur të ndërtojë marrëdhënie harmonike me vjehrrën. Veprimi i Romeo-s në rrjet tregon se edhe ai e sheh përçarjen në këtë mënyrë dhe mbështet prindërit.

Romeo kishte marrë qëndrime të qarta edhe më parë. Pas shpërthimit të Brooklyn-it në rrjetet sociale, ku akuzonte prindërit për kontroll mbi jetën e tij dhe për tentativat për të sabotuar marrëdhënien me Nicola-n, Romeo dhe vëllai i tij Cruz publikuan një video ku qeshnin me të dashurat e tyre, një veprim që u perceptua si një thumb ndaj Brooklyn-it.

Tensionet kanë reflektuar edhe në tatuazhe: Brooklyn fshiu dedikimet për prindërit dhe vëllezërit, ndërsa Romeo bëri një tatuazh me fjalën “familje”, duke treguar përkushtimin ndaj lidhjeve familjare. Megjithatë, pas largimit të Brooklyn-it, pjesa tjetër e familjes është parë e bashkuar në festën e 21-vjetorit të Cruz, ku u përfshinë të gjithë vëllezërit, përveç Brooklyn-it dhe Nicola-s, dhe atmosfera mbeti e gjallë dhe festive.

romeo beckham problemi nicola peltz

Lini një Përgjigje