TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Prill 2023, 13:57

Luizi tregon katër emrat që sheh në finale, Kiara nuk është mes tyre

Shkruar nga Pamfleti

Luizi tregon katër emrat që sheh në finale, Kiara nuk

Luizi ka treguar ditën e sotme 4 finalistët sipas tij, teksa ka zgjedhur të flasë pa dorashka.

Ai ka menduar se finalist do të jetë Nita, Kristi, Dea dhe ai vetë.

Teksa ka komentuar stilin e lojës së gjithsecilit, Luizi është shprehur se cilido ta fitojë e ka të merituar.

“Unë mendoj se do të jenë 4 finalista, Luizi, Nita, Kristi dhe Dea. Të tre këta që përmenda i dua jashtë, pikërisht për atë që përmenda.

Nita e meriton sepse ka përfaqësuar Kosovën, nuk është bërë pjesë e lojës dhe strategjisë por ka pasur fat dhe fati është pjesë e lojës.

Nga ana tjetër Dea, përdori puthjet, një vajzë e ndjeshme, i shpëtojnë lot për gjithçka, që vjen nga familje artistësh.

Nga ana tjetër Kristi është i veçantë në modelin e tij, unë nuk kam parë ndonjëherë një personazh si puna e atij.

Edhe Luizi ka luajtur fort.

Janë 4 personazhe komplet të fortë dhe cilido të fitojë nuk do ketë pretendime nga publiku.”-tha Luizi.

luizi kater finalist

Lini një Përgjigje