
Motra e Luiz Ejllit, ka postuar një foto të të atit të tyre të ndjerë.
Teksa foton e ka postuar në rrjetet sociale, Ina ka shkruar krahas saj edhe një mesazh prekës.
Ndër të tjera ajo shkruan se tashmë ëndrra që ai kishte për të birin, është bërë realitet.
“Babi… Ëndrra jote që kishe për Luizin u realizua tashmë. Ti kishe ëndërr që ta njihnin Luizin të gjithë anembanë Shqipërisë, prej talentit të tij të muzikës. Pas 2 vitesh e 3 muaj, ajo ëndërr që kishe për të u realizua, por ti nuk je pranë tij. Nuk je për ta mbeshtetur dhe të shikosh se sa shumë e duan Luizin. Por jam e bindur që ti po lutesh për ne nga qielli. Jam e bindur që ti tashmë dëshirën e zjarrtë që kishe për Luizin t’u ka plotësuar. Të duam dhe shpirti yt u prehtë në paqe”, shkruan ajo.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje