TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Korrik 2023, 10:31

Luizi tjetër dedikim për Kiarën, këngëtari ia ka ndjerë ‘lezetin’ hiteve për moderatoren

Shkruar nga Pamfleti

Luizi tjetër dedikim për Kiarën, këngëtari ia ka

Duket se Luizi ia ‘ka ndjerë’ lezetin dedikimeve ndaj Kiarës përmes muzikës së tij. Fillimisht, këngën e parë që e riktheu në treg, “Me ty”, ai ia dedikoi asaj që kur ishin në formatin e njohur.

Pas daljes, “Përjetësisht” ishte një tjetër dedikim për moderatoren. Dhe tani ai ka gati një tjetër këngë për të.

Madje, këtë herë do e titullojë “Kiara”.

Kjo gjë është zbuluar nga regjisori Xhulian Shabani, i cili do të merret me regjinë e videoklipit të Luizit, nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai shkruan se Luizi ka filluar xhirimet e këngës së tij më të re “Kiara”.

“Kthehem me një pikënisje më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjmë video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!”, ka shkruar regjisori në Facebook.

Mesa duket këngëtari shkodran ka vënë re se këngët që bën për Kiarën kanë impakt tek publiku dhe ndaj nuk ndalet më.

Luizi tjetër dedikim për Kiarën, këngëtari ia ka

luizi dedikim kiara

Lini një Përgjigje