TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Korrik 2023, 09:58

West Side Family në përpjekje për të realizuar një koncert: Do jetë një tribut për Dr. Florin

Shkruar nga Pamfleti

West Side Family në përpjekje për të realizuar një

Landi dhe Miri kanë mbajtur ‘gjallë’ West Side Family me projekte shumë të bukura që janë pritur shumë mirë nga publiku. Siç pranojnë edhe vetë, gjërat nuk janë njësoj me ikjen nga kjo jetë të Dr. Florit.

Në një intervistë me Top Albania Radio, Landi u shpreh se pa Florin është jashtëzakonisht e vështirë, por shtoi se ata punojnë ende me vëllain e tij, Albanin.

"Ne mundohemi të gjejmë një fabul, të përfaqësojë West Side Family. Mos të jetë një produkt kalimtar, një produkt që t’i kuptohet gjëja, teksti, muzika dhe interpretimi të bëhen bashkë. Pa Florin është jashtëzakonisht e vështirë, por ne punojmë ende me vëllanë e tij, Albanin."-tha ai.

Ndërkohë, dy artistët zbuluan se prej vitesh, ata po mendojnë të bëjnë një koncert të madh, vetëm me hitet e grupit, që në këtë stad do të merrte edhe formën e një koncerti tribut për Dr.Florin, megjithatë sa herë që bëhen gati dhe diskutojnë me grupin, gjithmonë i del një vështirësi dhe projekti duket sikur shtyhet për një moment të dytë.

"Ne kemi bërë përpjekje me grupe pune, që organizojnë koncerte. Por sa herë që mblidhemi me ekipin, ndodh diçka që nuk realizohet.  Një herë ka ndodhur tërmeti, pandemia. Kemi edhe ne disa pikëpyetje që pse kjo gjëja e madhe nuk po del?! Është tribut për Dr. Forin. Përgjegjësia është e madhe tani që Flori nuk është këtu. Do kemi pikëpyetjen a i pëlqeu atij?! Megjithatë duhet ta realizojmë"- u shpreh Landi.

 

west side family koncert tribut

Lini një Përgjigje