
Hatërmbetjet mes dy reperëve të njohur Noizy-t dhe Getoar Selimit vazhdojnë ende.
Prej disa kohësh është vënë re se Noizy është duke lënë pas keqkuptimet e së shkuarës dhe po bën paqe me artistët që nuk fliste. Por, ky nuk është rasti i Getoarit.
Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli është i gatshëm t’i bëjë bashkë dy artistët. Së fundmi, ish-banori është pyetur pikërisht për pëlqimin që ka për dy reperët.
I ftuar në emisionin e moderatorit Meriton Mjekiqi, Luizi shprehet se po të kishte në dorë t’i pajtonte do bënte një klip me ta dhe do dilnin të tre në video.
“Po ta kisha unë në dorë, do isha i pari që do bëja një këngë me të dy. Dilnim të tre në klip. Më beso”, thotë Luizi.
Lini një Përgjigje