TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Shkurt 2026, 08:21

Londrim Mekaj shpallet fitues i "Big Brother VIP Kosova 4"!

Shkruar nga Pamfleti

Londrim Mekaj shpallet fitues i "Big Brother VIP Kosova 4"!

Londrim Mekaj është shpallur fitues i Big Brother VIP Kosova, duke triumfuar në një finale të mbushur me emocione dhe surpriza.

Pas javësh të tëra sfidash dhe përballjesh brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, Londrimi arriti të fitojë mbështetjen e publikut me lojën e tij të qetë, strategjinë e menduar dhe qëndrimet e forta në momentet kyçe.

Këngëtari nga Peja, u shpall fituesi i këtij sezoni, duke siguruar çmimin prej 124 mijë eurosh. Ai arriti të marrë mbështetjen vendimtare të publikut në natën finale, duke lënë në vendin e dytë Elijona Binakajn.

Fitorja e Londrimit u shoqërua me duartrokitje dhe atmosferë festive, duke shënuar mbylljen zyrtare të një prej sezoneve më të ndjekura dhe të komentuara të BBVK.

Renditja e finalistëve të "BBV Kosova":

Londrim Mekaj – Fitues
Elijona Binakaj – Vendi i dytë
Ludo Lee – Vendi i tretë
Klodian Mihaj – Vendi i katërt
Hygerta Sako – Vendi i pestë

Lini një Përgjigje