TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Shkurt 2026, 07:41

Beniada Nishani hedh në gjyq RTSH-në: Nuk më paguan për 5-6 muaj

Shkruar nga Pamfleti

Beniada Nishani hedh në gjyq RTSH-në: Nuk më paguan për 5-6

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania 1”, Beniada Nishani, ka folur për herë të parë publikisht lidhur me një mosmarrëveshje për pagat gjatë angazhimit të saj në RTSH.

Në një intervistë në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo deklaroi se ka përjetuar vështirësi financiare dhe se çështjen e ka ndjekur përmes rrugës ligjore.

“Përpara një mosmarrëveshjeje ose një padrejtësie, unë preferoj t’i lë gjërat në duar të ligjit”, u shpreh Nishani, duke sqaruar se më herët kishte zgjedhur të mos fliste publikisht për situatën.

Sipas saj, problematika ka të bëjë me disa pagesa të paplota ose të vonuara. Ajo theksoi se një pjesë e pagesave janë kryer, ndërsa të tjera mbeten ende në pritje.

Nishani shtoi se, ndonëse disa moderatorë kanë zgjedhur të reagojnë publikisht për situata të ngjashme, ajo kishte preferuar të ruante rezervë gjatë kohës që ishte në marrëdhënie pune.

“Asokohe isha në punë dhe thashë: kam një kontratë dhe s’ka nevojë të flas për një situatë që nuk e di çfarë po ndodh dhe çfarë do të ndodhë”, deklaroi ajo.

Nishani bëri të ditur se avokati i saj po ndjek çështjen, ndërsa situata me pagesat, sipas saj, ka mbetur e paqartë për rreth pesë deri në gjashtë muaj. Ajo u shpreh se ka besim se çështja do të zgjidhet në mënyrë ligjore.

Kjo është hera e parë që Beniada Nishani flet hapur për këtë çështje në media.

Lini një Përgjigje