
Lindsay Lohan ka marrë zyrtarisht titullin nënë.
Ylli i ‘Mean Girls’ ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Bader Shammas. Dyshja mirëpritën një djalë të cilin e kanë quajtur Luai në Dubai, ku edhe ata jetojnë.
Lindsay, e cila u martua me financierin vitin e kaluar, njoftoi në mars se ishte shtatzënë duke postuar një foto të një body për bebe dhe duke shkruar: “Jemi të bekuar dhe të emocionuar!”
36-vjeçarja shtoi në një deklaratë për TMZ, “Ne po e presim me padurim këtë kapitull tjetër të jetës sonë!”
Lini një Përgjigje